Errët
Ndritshëm

Aksident tragjik në Qafën e Duhlës: Një e vdekur, një i lënduar

08.07.2025

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti me motoçikletë në vendin e quajtur Qafa e Duhlës.

Rasti ka ndodhur, të martën në orët e para të mëngjesit në magjistralen Suharekë-Shtime.

Një çift me shtetësi të Maqedonisë së Veriut ishin duke udhëtuar me një motoçikletë dhe tek vendi Qafa e Duhlës ku një qen endacak u kishte dalë në rrugë me ç’rast drejtuesi i motorit ka humb kontrollin dhe janë përplasur.

“Sipas informacioneve fillestare një çift shtetas maqedonas (A.S. 1979 – mashkull dhe D.M. 1985 – femër), derisa ishin duke udhëtuar me një motoçikletë nga qyteti i Shtimes në drejtim të qytetit të Suharekës, tek vendi i quajtur Qafa e Duhlës një qen endacak u del në rrugë, me ç’rast drejtuesi i motorit ka humb kontrollin e motorit dhe janë përplasur”, thuhet në raportin e Policisë.

Si pasojë e përplasjes së motorit, 40-vjeçarja kishte humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i motorit A.S. ka mbetur i lënduar.

Errët
Ndritshëm