18 ushtarë të rinj i janë shtuar Forcës së Sigurisë të premten. Në ceremoninë e betimit, presidentja Vjosa Osmani vlerësoi lart përkushtimin dhe gatishmërinë e kadetëve për t’i shërbyer vendit me nder dhe përkushtim.
“Nuk ka nder më të madh sesa t’i shërbehet atdheut me zemër, betim dhe uniformë” ka thënë presidentja Osmani.
Ajo theksoi historinë e sakrificës dhe qëndresës së popullit të Kosovës, duke e lidhur rolin e FSK-së me trashëgiminë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndryshe një javë më parë Forca e Sigurisë e Kosovës, shtoi në kapacitetet e veta edhe 350 rekrutë të rinj.
Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se FSK-ja është duke ecur me hapa të shpejtë drejt zhvillimit me kapacitete të plota si ushtri. Kurti, tha se të përgatitur në aspektin profesional e logjistik, ushtarët janë të pamposhtur e të pathyeshëm, kurse sovraniteti shtetëror i paprekshëm e integriteti territorial i pacenueshëm.
Një javë më parë Forca e Sigurisë e Kosovës shtoi në kapacitetet e veta edhe 350 rekrutë të rinj.