Policia ka njoftuar se katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24-orët e fundit.
Ndërsa, tre persona janë arrestuar.Rastet e dhunës në familje janë raportuar në Prishtinë, Malishevë e Rahovec.
Në Prishtinë, sipas Policisë, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga një grua tjetër.
Viktima, sipas Policisë ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti është duke u hetuar.Një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur më Malishevë.
Sipas njoftimit të Policisë, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Lidhur me rastin, sipas njoftimit, është njoftuar prokurori dhe rasti është nën hetime.Kurse në Rahovec, sipas Policisë janë arrestuar dy persona për dhunë në familje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se ishin përleshur ndërmjet vete”- thuhet në njoftim.Të dyshuarit pas pranimit të tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Po në Rahovec është arrestuar një i dyshuari për shkak se në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.Pas inicimit të rastit, sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.