Errët
Ndritshëm

Organizoi lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari në Podujevë

01.07.2025
Bixhoz

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se kishte organizuar bixhoz në lokalin e tij.

Si prova materiale, Policia ka njoftuar se kanë sekuestruar para, tiketa basti, pajisje elektrike, një DVR dhe printer.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Podujevë më 30.06.2025, rreth orës 15:17.

Veprimtaria e lojërave të fatit është e ndaluar me ligj në Kosovë, që nga viti 2019.

Errët
Ndritshëm