Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, shkuan për të vënë gurthemelin e një çerdheje në Bardhosh të Prishtinës, por aty u përplasen me fjalë.
Kritikat dhe “thumbimet” u shkaktuan pasi Rama gjatë fjalës së tij tha se qe katër vjet nuk ka pasur takim me Kurtin në lidhe me kryeqytetin. Ndërsa, Kurti ia ktheu se kanë pasur takime dhe me ironi i tha “që ta gjej një punë të re nga tetori” pas zgjedhjeve lokale.
Rama i bëri thirrje Kurtit që të zhbllokojë buxhetin duke përmendur projektet e mëdha që kanë ngecur.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, shkuan për të vënë gurthemelin e një çerdheje në Bardhosh të Prishtinës, por aty u përplasen me fjalë.Kritikat dhe “thumbimet” u shkaktuan pasi Rama gjatë fjalës së tij tha se qe katër vjet nuk ka pasur takim me Kurtin në lidhe me kryeqytetin. Ndërsa, Kurti ia ktheu se kanë pasur takime dhe me ironi i tha “që ta gjej një punë të re nga tetori” pas zgjedhjeve lokale.Rama i bëri thirrje Kurtit që të zhbllokojë buxhetin duke përmendur projektet e mëdha që kanë ngecur.“Është mirë kur kemi një bashkëpunim mes nivelit qendror dhe kryeqytetit. Po e shohim tash një fillim të mirëfilltë këtu me një çerdhe në Bardhosh. Kemi edhe një numër të madh të projekteve në kryeqytet që unë kisha dashur me ju lut kryeministrit në detyrë publikisht që të zhbllokojë buxhetin e kryeqytetit, i cili tashmë është i bllokuar”, tha Rama.
Kurti iu kundërpërgjigj se fëmijët janë të vegjël, por asnjë çerdhe nuk është minore.
“Çdo çerdhe duhet të trajtohet me seriozitet. Së dyti, unë e kam takuar kryetarin e Komunës së Prishtinës disa herë në zyrën time dhe investimet janë 12 milionë e 243 mijë euro në fushën e arsimit në kryeqytet”, i tha Kurti Ramës.
Kurti tha se në Bardhosh janë për fushën e arsimit, jo për çështje të tjera. Pastaj shtoi se projektet e mëdha do t’i bëjnë ndryshe, duke aluduar në Hajrulla Çekun që është kandidat i LVV-së për Prishtinën në zgjedhjet e tetorit.
“Kemi edhe investime të tjera, por investimet madhore që janë shumëvjeçare kërkojnë planifikime të tjera. Ky është një plan shumëvjeçar, të cilin duhet ta bëjmë ndryshe, mbase me dikë tjetër. E, kryetari Rama pas vjeshtës duhet të gjejë një punë tjetër”- tha Kurti.