Errët
Ndritshëm

Katër raste të dhunë në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

30.06.2025

Në raportin e fundit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur së në Kosovë për një ditë janë regjistruar katër raste të dhunës në familje.

Dy rastet e para janë regjistruar në Prishtinë, ndërsa një tjetër në Malishevë dhe Gjakovë. Në Prishtinë është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës grua.

Lidhur më këtë rast, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në raport.

Gjithashtu, një burrë tjetër në Prishtinë është arrestuar pasi që dyshohet së sulmoi fizikisht dhe kanosi viktimën grua.Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësore ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq edhe në Malishevë është arrestuar një burrë pasi dyshohet që ka sulmuar një burrë dhe grua.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimave mashkull dhe femër kosovarë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24- orësh.

Rasti i fundit për dhunë në familje është regjistruar në Gjakovë, me ç‘rast është arrestuar një grua pasi kishte sulmuar fizikisht viktimën burrë pas një mosmarrëveshje qe kishte ndodhur mes tyre.

Errët
Ndritshëm