Deficiti tregtar i Kosovës ka shënuar rritje prej 21.5% në maj të vitit 2025, duke arritur në 523.4 milionë euro, krahasuar me 430.6 milionë në majin e kaluar.
Eksportet mbuluan vetëm 13.5% të importeve.
Sipas ASK-së, eksportet ishin 81.4 milionë euro,rënie -0.5%, ndërsa importet 604.7 milionë euro, rritje 17.1%.
Më së shumti janë eksportuar metalet bazë, plastika dhe ushqimet e përgatitura. Nga ana tjetër, më së shumti janë importuar makineri, mjete transporti dhe ushqime.
Eksportet në BE arritën në 29 milionë euro, kryesisht në Gjermani, Itali dhe Holandë.
Importet nga BE ishin 265.1 milionë euro.
Sipas ekonomistit, Astrit Sopi deficiti tregtar shkakton pasiguri, pasi që për një vend që varet kaq shumë nga importi do të ndikoj çdo luhatje në tregun e jashtëm të ndikoj direkt te çmimet e produkteve dhe shërbimeve.
“Kjo pastaj do të ndikojë në fuqinë blerëse të qytetarit, pra në standardin jetësor të tij, dhe si zinxhir i furnizimit, bizneset do të kenë më pak kërkesa për produktet e tyre, gjë që fitimi i tyre do të ulet, dhe për pasojë do të ndikojë edhe në rritjen e papunësisë”, tha Sopi.
Me vendet e CEFTA-s u eksportuan 34.5 milionë euro, rënie prej 13%, ndërsa importet nga këto vende ishin 69.6 milionë euro.
Nga tregjet e tjera, eksportet ishin 17.9 milionë euro, kryesisht në Zvicër dhe Turqi, ndërsa importet arritën në 270 milionë euro, kryesisht nga Turqia dhe Kina.