Një person është arrestuar të mërkurën në Suharekë,
pasi dyshohet se ka sulmuar me çekan një tjetër mashkull kosovar.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor njofton policia e Kosovës.
Mjeti i përdorur në sulm është sekuestruar nga policia.
Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje,
ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.