Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë është gjetur pa shenja jete
në shtëpinë e tij në Kllokot.
Sipas Policisë, viktima jetonte i vetëm.
Rasti ka ndodhur më 18.06.2025, rreth orës 11:08.
Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor,
i cili ka konstatuar vdekjen e tij.
“Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML
(Institutin e Mjekësisë Ligjore) për obduksion,”
thuhet në njoftimin e Policisë të datës 19.06.2025.
Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.