Errët
Ndritshëm

Zhivojin Neshiq: 15 vjet burgim për dhunim gjatë luftës

17.06.2025
Gjykata Themelore Prishtine, Departamenti I Krimeve Te Renda, Departamenti Special (11)

Me 15 vjet burgim për dhunim gjatë luftës në Kosovë është dënuar Zhivojin Neshiq.

Gjykimi ndaj Neshiq është mbajtur i mbyllur për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Vendimi për dënimin e tij është marrë të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Fatmire Haliti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimit e të Mbijetuarve të Torturës (QKTMT), pas shpalljes së vendimit ka thënë se viktima e ka pritur me shumë emocione aktgjykimin.

“Ky vendim është mirëpritur edhe nga ne si organizatë por veçanërisht nga e mbijetuara të cilës vetëm sa ia komunikova lajmin edhe e ka pritur me mjaft emocione … Ky vendim i gjykatës sot është një satisfakcion për viktimën, që të paktën është shqiptuar një dënim prej 15 vjetësh burgim për të akuzuarin”, ka deklaruar Haliti.

Errët
Ndritshëm