Një person i raportuar si i zhdukur në Ferizaj është gjetur i vdekur në bodrumin e një ndërtese, njofton Policia e Kosovës.
Sipas raportit policor, viktima është një mashkull kosovar dhe trupi i tij është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, i cili ishte i raportuar si i humbur, është gjetur pa shenja jete në bodrumin e një ndërtese. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.