Errët
Ndritshëm

Turbullira në Ibër-Lepenc, KRU Prishtina furnizon me ujë përmes autobotëve

14.06.2025

Për shkak të turbullirës që është shfaqur në ujë Kopmania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka dalur me një njoftim.

KRU Prishtina ka njoftuar se ka filluar shpërndarjen e ujit për pije me autobot në zonat e prekura, derisa situata të stabilizohet.

Autoboti do të vendoset pranë SHFMU “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë, në qendër të Drenasit si dhe Poklek të Ri.

Në një njoftim të mëhershëm, KRU Prishtina informoi publikun se është e detyruar të ndërpresë punën në fabrikën e Shkabajt, e cila furnizon me ujë Fushë Kosovën, Obiliqin, Drenasin dhe lagjen Kalabria në Prishtinë.

“Si shkak i punimeve teknike në kanalin e Ibër Lepencit kemi nivel të lartë të turbullirës, nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije, konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi të detyruar të ndërprejmë punën në fabrikën në shkabaj nga e cila bëhet furnizimi me ujë të pijshëm Fushë Kosovën,Obiliqin, Drenasin dhe lagjen “ Kalabria ” në Prishtinë( një pjesë)”, thuhet në njoftim.

Errët
Ndritshëm