Errët
Ndritshëm

Sulmoi dy policë në Prishtinë, arrestohet shtetasi turk

20.10.2026
Prishtina

Një shtetas turk është arrestuar të hënën në Prishtinë, nën dyshimin se, në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Kelmendi” të kryeqytetit.

Si pasojë e incidentit, të dy policët dhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, shtetasi turk është dërguar në mbajtje.

Errët
Ndritshëm