Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se është shtirur si zyrtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe i ka kërkuar vazhdimisht para një qytetari, duke i premtuar se do ta punësonte në këtë institucion.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se këtë mashtrim e ka kryer që nga viti 2025.
Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.