Errët
Ndritshëm

Kapet në Aeroportin e Prishtinës me pajisje gjeodezike prej 5.400 eurosh, nuk i kishte deklaruar

20.10.2026

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar pajisje profesionale për matje topografike dhe gjeodezike, në vlerë të përafërt prej 5.400 eurosh, te një udhëtar me shtetësi turke në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Sipas Doganës, udhëtari kishte kaluar përmes kanalit të gjelbër, i cili përdoret nga udhëtarët që nuk kanë mallra për të deklaruar.

Gjatë kontrolleve rutinore, dyshimet e zyrtarëve doganorë kanë çuar në kontrollimin fizik të bagazhit, ku janë gjetur pajisje profesionale të markës STONEX GPS.

Doganat kanë bërë të ditur se rasti ka të bëjë me mosdeklarimin e mallrave, në kundërshtim me nenin 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247.

Errët
Ndritshëm