Errët
Ndritshëm

Kosovarit i zihen 7 gjarpërinj në kufi, mes tyre edhe pitonë

10.10.2026

Një shtetasi të Kosovës i janë sekuestruar katër pitonë dhe tre gjarpërinj në pikën kufitare Bogorodicë, mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Sipas Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut, zvarranikët janë gjetur të fshehur në automjetin që drejtonte kosovari.

Në mesin e tyre kishte disa lloje të mbrojtura, përfshirë dy pitonë të llojit “Carpet Spilota”, një “Short-tailed”, një “Bredl’s Carpet”, një gjarpër “Chinese Ring Rat” dhe një “Reticulated Super Dwarf”. Në mesin e zvarranikëve të sekuestruar ishte edhe një gjarpër helmues i quajtur “Baron Snake”.

Zyrtarët doganorë kanë bërë të ditur se zvarranikët do t’u dorëzohen institucioneve kompetente, ndërsa ndaj personit përgjegjës do të ndërmerren procedurat përkatëse.

Sipas Doganave, këto lloje janë të mbrojtura me rregulla të rrepta dhe për tregtinë e tyre kërkohen leje të posaçme, në përputhje me Konventën CITES për tregtinë ndërkombëtare të llojeve të rrezikuara të florës dhe faunës së egër.

Futja e tyre në vend pa lejet e nevojshme konsiderohet e paligjshme.

Errët
Ndritshëm