Dy persona janë arrestuar në Vushtrri, pasi policia ka gjetur një pistoletë, 17 fishekë dhe rreth 14 gramë substancë të dyshuar narkotike në një veturë.
Rasti ka ndodhur të enjten, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar nga policia.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për armëmbajtje pa leje dhe posedim të paautorizuar të substancave narkotike.
Pas intervistimit, të dy janë liruar në procedurë të rregullt.