Një person është arrestuar sot në Ferizaj pasi dyshohet se sulmoi fizikisht ekipin e gazetarëve të Klan Kosovës.
I arrestuari me inicialet I.R. është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa tre persona të tjerë të përfshirë në rast gjenden në arrati.
Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur ekipi i gazetarëve po xhironte një storie për një kontest pronësor.
Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një njoftimi zyrtar.
“Sipas informatave fillestare, rasti ka ndodhur sot më 07 tetor 2026, rreth ores 11:44, në rrugën “Hamit Rexhepi”, në Ferizaj, ku disa persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht ekipin e “Klan Kosova,” të cilët ishin duke xhiruar në atë lagje lidhur me një çështje pronësore. Lidhur me këtë rast tre (3) persona të tjerë aktualisht ndodhen në arrati, ndërsa Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke ndërmarrë gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave tjerë të dyshuar.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.