Gjykata Kushtetuese ka vendosur se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën.
Edhe pse u konstatua se Kuvendi u konstitua pas afatit 30-ditor, kjo bëri që të fillojnë afatet kushtetuese, duke përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor 2026.
Në të njëjtin vendim, kjo Gjykatë ka vlerësuar se deputetët duhet sa më parë të zgjedhin edhe nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e grupit të dytë më të madh parlamentar, pra PDK-së.
Lënda ishte dërguar në Kushtetuese nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila kishte kontestuar proceset me pretendimin se afatet kushtetuese ishin shkelur me qëllim dhe se çdo vendim i dalë nga ky Kuvend ishte i parregullt dhe i pambështetur në ligj.