Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), së bashku me Policinë e Kosovës dhe ushtritë partnere nga SHBA-ja, Kroacia dhe Shqipëria, do të zhvillojë ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”.
Ushtrimi do të mbahet nga 21 shtatori deri më 2 tetor 2026.
Sipas FSK-së, gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës.
FSK-ja ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, duke sqaruar se këto lëvizje do të bëhen në kuadër të realizimit të ushtrimit.
“Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të automjeteve nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të komunës së Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës. Kjo lëvizje do të bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit”, thuhet në njoftimin e FSK-së.