Një burrë është arrestuar të enjten në Podujevë, nën dyshimin se ka kanosur një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas Policisë, pas intervistimit, i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit.
Rasti është proceduar në procedurë të rregullt dhe po trajtohet si “Kanosje”.