Errët
Ndritshëm

Kurti udhëton për në Nju Jork, pritet të takohet me liderë botërorë

18.09.2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të premten drejt Nju Jorkut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Qeverisë së Kosovës, Kurti atje do të zhvillojë takime bilaterale me liderë botërorë, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Qeveria ka bërë të ditur se qëllimi i takimeve është promovimi dhe forcimi i interesave të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Kurti pritet të takohet edhe me pjesëtarë të komunitetit shqiptar, përfaqësues të shoqatave të diasporës dhe investitorë potencialë në Kosovë.

Errët
Ndritshëm