Errët
Ndritshëm

Christopher Hill: Nuk besoj se Thaçi ishte i përfshirë në krime

18.09.2026

Ish-i dërguari i SHBA-së në Kosovë, Christopher Hill, ka thënë se nuk beson që Hashim Thaçi ka qenë i përfshirë në krime gjatë luftës.

Në një intervistë për “Klan News”, Hill ka folur për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Ai tha se Thaçi ishte “tepër i pjekur për moshën që kishte” dhe se nuk e ka parë asnjëherë si person të përfshirë në vepra të paligjshme.

“Unë nuk e besoj se ai është përfshirë në krime. Nuk e kam ndjerë nocionin se Thaçi të jetë përfshirë në vepra të paligjshme”, ka deklaruar Hill.

Hill bëri thirrje që të mos ketë mllef pas vendimit, por të pritet vendimi i Apelit.

“Duhet të shohim përpara dhe të kemi shpresë se vendimi i Apelit do të jetë në favor të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.

Christopher Hill ishte një nga dëshmitarët e mbrojtjes gjatë gjykimit në Hagë.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25, Kadri Veselin me 18 dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.

Errët
Ndritshëm