Një 17-vjeçar është ndaluar nga Policia në Landovicë të Prizrenit, nën dyshimin për dhunim ndaj një 13-vjeçareje.
Rasti dyshohet se është zbuluar në orët e hershme të mëngjesit të 15 shtatorit, pasi Policia mori informacion për një automjet të dyshimtë të ndaluar në një hapësirë publike.
Sipas raportimeve, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe brenda automjetit ka gjetur dy të mitur.
Hetuesit rajonalë më pas kanë nisur veprimet për sqarimin e rrethanave.
13-vjeçarja është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa 17-vjeçari është ndaluar për 24 orë.