Errët
Ndritshëm

Shtiu me armë në Blaq të Dragashit, policia ndalon të dyshuarin

10.09.2026
Policia E Kosoves (1)

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në fshatin Blaq të Dragashit.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 9 shtator, rreth orës 15:00.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes pas një informate dhe një video-incizimi, përmes të cilave ka identifikuar dhe ndaluar të dyshuarin.

Me urdhër të prokurorit, është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të tij, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar.

Errët
Ndritshëm