Prokuroria Speciale ka kërkuar 6 vjet burgim për ish-presidentin Hashim Thaçi, ndërsa për Hajredin Kuçin ka kërkuar 9 muaj burgim.
Për të akuzuarit e tjerë, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, Prokuroria ka kërkuar nga 3 vjet burgim.
Në fjalën përmbyllëse, Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata që të shpallë fajtorë të akuzuarit për të gjitha pikat e aktakuzës, duke thënë se veprat janë vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm.
Sipas Prokurorisë, përpjekjet për të ndërhyrë në procesin gjyqësor dhe për të ndikuar te dëshmitarët paraqesin kërcënim për administrimin e drejtë të drejtësisë.
Prokuroria ka kërkuar që dënimi ndaj Thaçit të vuhet në vijim të ndonjë dënimi që mund t’i shqiptohet atij në rastin tjetër në Hagë.