Një nxënës dyshohet se ka therur me thikë klasorin e tij të martën në Shkollën Teknike “Fan S. Noli” në Podujevë.
Sipas Policisë, arma e ftohtë është sekuestruar, ndërsa i mituri i lënduar ka marrë tretman mjekësor.
I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar për “armëmbajtje pa leje” dhe “lëndim i lehtë trupor”.