Lojtarët e Real Madrid asesi nuk po e pranojnë humbjen ndaj Bayern Munich, në një fund ndeshjeje plot tension dhe polemika.
Teksa Antonio Rüdiger po dilte nga fusha, i dukshëm i frustruar dhe i zhgënjyer me fundin e ndeshjes, ai u shpreh shkurt:
“Sinqerisht, është më mirë të mos flas për këtë. A kam parë ndonjëherë diçka të tillë?”
Sipas Marca, skuadra ka vendosur të mos japë deklarata tjera për media, për të shmangur çdo koment të nxituar apo përdorim të gjuhës që mund të sjellë sanksione nga UEFA Champions League.