Manchester United po provon përsëri recetën e vjetër, shpenzime të mëdha, emra të rinj, premtime te zakonshme.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Harry Maguire, i cili ka paralajmëruar afrime të reja.
“Kjo verë do të jetë E MADHE, vërtet shumë e madhe. Na duhen MË SHUMË lojtarë, na duhet më shumë CILËSI, na duhen lojtarë që hyjnë direkt në formacionin titullar.”
Por, nëse kthehemi pak mbrapa, që nga sezoni 2013/14, pas largimit të Sir Alex Ferguson, Manchester United ka shpenzuar mbi 1.4 miliardë euro në transfere.
Megjithatë, një pjesë e madhe e këtyre afrimeve kanë rezultuar të dështuara ose larg pritshmërive, duke e lënë klubin në një cikël të vazhdueshëm rindërtimi pa drejtim të qartë.
“Nëse e shikon dekadën e fundit, klubi ka shpenzuar pa masë… Nuk është e zgjuar të harxhosh para vetëm për emra të mëdhenj.” – Sir Jim Ratclifee, pronar I Manchester United.
Gjatë kësaj periudhe, Manchester United nuk ka arritur të fitojë asnjë titull të Premier League dhe asnjë Champions League.
Madje, në këtë dekadë shpenzimesh, klubi ka ndërruar mbi 10 trajnerë, një tjetër tregues i mungesës së stabilitetit dhe vizionit afatgjatë.