Ibrahima Konaté ka kaluar një sezon me ulje-ngritje, përfshirë edhe periudhën e vështirë pas ndarjes nga jeta të babait të tij, por pas rikthimit ka bindur me paraqitje solide, sidomos në ndeshjen ndaj Newcastle United.
Slot këmbëngul se Konaté, së bashku me Virgil van Dijk, mbetet shtylla e mbrojtjes.
Kontrata e 26-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe ai është lidhur me një kalim të mundshëm te Real Madrid si lojtar i lirë. Megjithatë, Liverpool është në bisedime për rinovim dhe nuk ka ndërmend ta lërë të largohet.
Konaté, pjesë e “The Reds” që nga viti 2021, ka realizuar 2 gola në 33 paraqitje këtë sezon dhe vlerësohet rreth 50 milionë euro.