Tottenham ka zyrtarizuar më 14 shkurt emërimin e Igor Tudor si trajnerin e ri të ekipit të parë.
Strategu kroat do të drejtojë “Spurs” deri në fund të sezonit aktual, duke zëvendësuar Thomas Frank në stol.
Tudor vjen pas eksperiencës së tij të fundit me Juventus (mars–tetor 2025), ndërsa në të kaluarën ka drejtuar edhe Lazio, Olympique de Marseille dhe Galatasaray.
Situata nuk është aspak e lehtë për Tottenhamin, skuadra aktualisht renditet e 16-ta në Premier League me 29 pikë pas 26 ndeshjeve.