Errët
Ndritshëm

Aleanca Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci ‘tremb’ Vuçiqin: Ndihemi të rrezikuar

14.02.2026
1200 630 Vucic 1695196949

Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacise po i shkakton frike presidentit te Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky paralajmëroi se shkaku i kesaj arsye, Serbia do të investojë më shumë në mbrojtje tash e tutje.

Qendrimin e beri te ditur para gazetarëve në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih.

“Me formimin e një aleance ushtarake të Kroacisë me Prishtinën dhe Tiranën, ne jemi seriozisht të rrezikuar dhe do të merremi me këtë çështje me shumë seriozitet. Do të investojmë një shumë të madhe shtesë të parave në fabrikat e industrisë ushtarake”.

Në mars të vitit të kaluar, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan një deklaratë bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Në paktin mbrojtës thuhet se tri shtetet do të bashkëpunojnë për rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në Evropën Juglindore. Ministrat e mbrojtjes të tri vendeve mbajtën një takim më herët gjatë muajit shkurt, ku diskutuan për zbatimin e kësaj deklarate.

Ndërkaq, pas një takimi mes gjeneralëve të ushtrive të tri shteteve të mbajtur më 11 shkurt u tha se Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitjen e parë të përbashkët gjatë këtij viti.

Vuçiq po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih, e cila është një nga mbledhjet më të rëndësishme ndërkombëtare gjeopolitike të vitit. Në konferencë marrin pjesë qindra udhëheqës dhe politikanë nga e gjithë bota, në mesin e tyre edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Fokus i konferencës së këtij viti është e ardhmja e aleancës transatlantike dhe përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Errët
Ndritshëm