Errët
Ndritshëm

Kanté te Fenerbahçe nuk ndodh

03.02.2026
Ed91cf60ddcc851d0d08b01444a510c4

Marrëveshja e shkëmbimit mes Fenerbahçes dhe Al-Ittihad ka dështuar në momentet e fundit.

Sipas planit fillestar, N’Golo Kanté do të transferohej te gjiganti turk, ndërsa Youssef En-Nesyri do të merrte rrugën drejt Arabisë Saudite, së bashku me 4 milionë euro.

Megjithatë, siç raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano, gjithçka u “prish” pak para mbylljes së afatit kalimtar për shkak të problemeve me dokumentacionin. Sistemi i Transferimeve të FIFA-s (TMS) nuk i dha dritën jeshile asnjërës palë, duke bllokuar zyrtarisht të dy transferimet.

Të dy klubet tentuan apelimin, por FIFA i ka refuzuar përfundimisht kërkesat, duke i dhënë fund çdo shprese për realizimin e marrëveshjes.

Errët
Ndritshëm