Errët
Ndritshëm

Benzema transferohet te Al-Hilal

03.02.2026
Karim Benzema 1

Karim Benzema ka hapur një kapitull të ri në karrierën e tij, duke u transferuar zyrtarisht te Al-Hilal.

Lajmi u konfirmua nga klubi saudit përmes kanaleve të tij zyrtare, duke i dhënë fund aventurës së sulmuesit francez me Al-Ittihad.

Më herët ishte raportuar se ish-ylli i Real Madridit kishte refuzuar ofertën për rinovim kontrate me Al-Ittihad, duke treguar dëshirën për një transferim të mundshëm

Që nga ardhja e tij në Arabinë Saudite në verën e vitit 2023, Benzema ka qenë një nga figurat më të spikatura të Saudi Pro League. Vetëm këtë sezon, ai ka realizuar 16 gola në 21 paraqitje në të gjitha garat.

Transferimi te Al-Hilal pritet ta forcojë edhe më shumë ambicien e klubit për dominim, ndërsa Benzema synon të vazhdojë të shkruajë histori edhe në Lindjen e Mesme.

Errët
Ndritshëm