Errët
Ndritshëm

Zirkzee pranë rikthimit në Serie A

29.12.2025
Aa1spdgs

Joshua Zirkzee është pranë një kapitulli të ri në karrierë. Sipas gazetarit  të njohur Fabrizio Romano, Roma ka bërë një ofertë zyrtare për huazimin e sulmuesit të Manchester United, me opsion blerjeje të përfshirë në marrëveshje.

Oferta është paraqitur përmes një ndërmjetësi, ndërsa raportimet tregojnë se Zirkzee ka rënë dakord për kushtet personale dhe është i interesuar për një rikthim në Serie A.

Sulmuesi holandez iu bashkua Manchester United në korrik 2024 nga Bologna për 42.5 milionë euro, por ende nuk ka arritur ta gjej  vetën në “Old Trafford”.

Deri më tani, ai ka regjistruar 401 minuta në 12 ndeshje, me vetëm një gol te shënuar.

Errët
Ndritshëm