Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është dëmtuar një pjesë e kanalit Ibër-Lepenc.
Dyshohet se persona të panjohur me mjete të forta e kanë dëmtuar bajpassin e kanalit.
Rasti dyshohet se ka ndodhur mes 22-25 dhjetor.
“Zubin Potok 22-25.11.2025 – NN. Është raportuar se persona të panjohur me mjete të forta kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër-Lepencit (bajpas-it)”, ka njoftuar Policia e Kosovës.