Errët
Ndritshëm

Vizitë me fokus sigurinë: Metin Tokel, komandanti i Forcave Tokësore Turke, në KFOR

21.11.2025

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në Kamp komandantin e Forcave Tokësore Turke, gjeneral Metin Tokel.

Tokel është informuar nga Ulutaş për situatën e sigurisë në Kosovë dhe ka shprehur mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e ushtarëve turq, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë.

KFOR vijon zbatimin e mandatit për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë. Misioni po ashtu bashkërendon veprimet me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, secili në rolin e vet si reagues të sigurisë.

Errët
Ndritshëm