Errët
Ndritshëm

Autobusi pa udhëtarë nga Shqipëria ndalohet me 120 kg drogë në autostradë

21.11.2025

120 kilogram drogë te llojit kanabis i ka zbuluar Njësiti Antikontrabandë, mëngjesin e së premtes.

Drogen kontrabanduesit e kishin fshehur në autobusin pa udhëtarë, i cili u ndalua në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Autobusi është shoqëruar për kontroll të detajuar në objektet e Doganës në Prishtinë.

“Gjatë kontrollit, ku janë përdorur pajisjet profesionale të ofruara nga programet e Qeverisë së SHBA-së, përfshirë skanerin e dhuruar së fundmi, si dhe qentë nuhatës të dhuruar nga organizata gjermane GIZ – është zbuluar një sasi prej rreth 120 kilogramësh narkotikë të llojit kanabis”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.

586278562 1264101095753019 9147659174475818850 N

Ky zbulim i kanabisit të kontrabanduar vjen vetëm pak javë pas një rasti tjetër të përmasave të ngjashme, i realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Rasti i sotëm i është dorëzuar njësive Antidrogë të Policisë së Kosovës për procedura dhe veprime të mëtejshme penale.

Errët
Ndritshëm