Pas humbjes së Barcelonës ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve, trajneri Hansi Flick i ka kërkuar presidentit Joan Laporta transferimin e një mbrojtësi të madh klasi.
Sipas mediave spanjolle, Flick është duke e kërkuar Dayot Upamecano, i cili nuk ka rinovuar kontratën me Bayern Munich.
Flick e sheh francezin si përforcimin ideal për të stabilizuar prapavijën, ndërsa Laporta është i gatshëm të shtyjë përpara marrëveshjen, pavarësisht konkurrencës nga klube si Real Madrid dhe Liverpool.