Kevin De Bruyne ka shkruar histori në Ligën e Kampionëve, duke kaluar dy nga mesfushorët më të mëdhenj të futbollit botëror, Zinedine Zidane dhe Andres Iniesta.
Ylli belg i Napolit, regjistroi asistimin e tij të radhës në garën më të madhe evropiane, duke e çuar shifrën në 27 asistime.
Me këtë arritje, De Bruyne jo vetëm që i kalon Zidane dhe Iniesta në renditjen historike të asistimeve, por gjithashtu hyn mes mesfushorëve më produktivë në historinë e Champions League.
Performanca e tij e vendos atë në elitën e futbollistëve që kanë lënë gjurmë jo vetëm me gola, por edhe me kreativitet dhe vizion në lojë.
Ky rekord e konfirmon belgun si një nga “arkitektët” më të mëdhenj të futbollit modern dhe një figurë që po rishkruan librat e historisë së futbollit evropian.
Një tjetër dëshmi se Kevin De Bruyne është mesfushori që kombinon talentin, inteligjencën dhe vazhdimësinë në nivelet më të larta.