Errët
Ndritshëm

Policia me superaksion kundër trafikimit të drogës dhe pastrimit të parave

24.09.2025
(3)

Policia e Kosovës, në udhëheqje të Prokurorisë Speciale dhe bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka zhvilluar një aksion në disa lokacione në vend.

Gjatë operacionit janë sekuestruar prova që do të shfrytëzohen gjatë hetimeve, ndërsa shumica e të dyshuarve kanë të kaluar kriminale.

Rasti po hetohet për veprat penale “krim i organizuar”, trafikim të narkotikëve dhe pastrim parash.

Personat e dyshuar dyshohet se kanë përdorur aplikacionin “SkyECC” për aktivitetet kriminale.

Prokuroria Speciale konfirmon se aksioni lidhet me trafikim me substanca narkotike, pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, si dhe pastrim parash.

Errët
Ndritshëm