Errët
Ndritshëm

Spanja ngjitet në majë: Argjentina zbret nga froni

18.09.2025
549478825 17922581925116773 1109900245254948478 N

Spanja është kombëtarja numër një në renditjen e FIFA-s, duke e zbritur nga froni Argjentinën e Lionel Messit. Për herë të fundit, “La Roja” kishte qenë në krye në qershor të vitit 2014, kur ende shijonte epokën e artë të titujve botërorë dhe evropianë.

Fitorja e Spanjës ndaj Turqisë dhe Bullgarisë në kualifikueset e Kupës së Botës ishte vendimtare. Skuadra e Luis de la Fuentes tregoi një kombinim të brezit të artë të ri, me emra si Lamine Yamal, Pedri e Gavi dhe përvojës së liderëve si Rodri e Carvajal. Ndërkohë, Argjentina humbi pikë të vlefshme pas disfatës ndaj Ekuadorit, duke i hapur rrugë iberikëve drejt majës.

Argjentina, kampione e Botës në vitin 2022 dhe e Kupës së Amerikës në vitin 2024, e humbi përkohësisht statusin e saj si skuadra më e fortë e globit. Humbjet dhe barazimet e fundit e kanë kushtuar rëndë, ndërsa rivalët evropianë kanë marrë maksimumin.

Kryesimi i Spanjës ka sjellë lëvizje edhe në prapavijë, me një renditje që konfirmon fuqinë e futbollit evropian:

Screenshot 2025 09 18 140621

“La Roja” i ka dhënë futbollit botëror një sinjal të qartë: gjenerata e re ka ardhur për të shkruar një epokë të re. Në Madrid dhe gjithë Spanjën, entuziazmi është i krahasueshëm me ditët kur Xavi, Iniesta e Casillas e ngritën futbollin iberik në majat e tij.

Errët
Ndritshëm