Bayern Munich e ka hapur me stil sezonin e ri të Ligës së Kampionëve. Një fitore 3–1 ndaj Chelseat në “Allianz Arena” konfirmoi fuqinë e bavarezëve në garën më prestigjioze të futbollit evropian.
Nën komandën e Vincent Kompanyt, Bayern shfaqi një futboll modern, agresiv dhe me qarkullim të shpejtë të topit. Sulmet e organizuara dhe efikasiteti para portës i dhanë skuadrës gjermane një epërsi që londinezët nuk arritën ta menaxhojnë, pavarësisht se vijnë si kampionë aktualë të Botës për Klube.
Fitorja kundër një rivali të madh nuk ishte vetëm tre pikë, por një deklaratë e qartë: Bayern është këtu për të luftuar për fronin. Atmosfera në “Allianz” ishte elektrizuese, ndërsa bavarezët dukej sikur donin të tregonin që kjo edicion nuk do të jetë thjesht një pjesëmarrje, por një mision.
Pas ndeshjes, Manuel Neuer nuk kurseu emocionet:
“Ne e lëvizëm topin mirë dhe ishim thjesht ekipi më i mirë. Mund të jemi krenarë për këtë performancë.”
“Fitorem e arritëm kundër kampionit aktual të Kupës së Botës për Klube, një kundërshtar vërtet i vështirë. Kjo nuk ishte një detyrë e vogël sot, por edhe një kurorëzim i bukur i fillimit të sezonit.”
Bavarezët tashmë kthejnë fokusin në kampionat, ku të shtunën (20 shtator) i pret udhëtimi ndaj TSG Hoffenheim – një test tjetër për makinerinë e Kompanyt, që ka ndezur motorët që në start.