Errët
Ndritshëm

Bruno Fernandes e pranon: United pa guxim përballë Cityt

15.09.2025
13739160 1314 11f0 A8f7 59659b31eb3f

Manchester United u dorëzua 3-0 në derbin me Mancheshester City, dhe kapiteni Bruno Fernandes pranoi me sinqeritet se ekipi i tij nuk ishte në nivelin e duhur. Në intervistën për Sky Sports në Etihad, portugezi analizoi me detaje dështimin e skuadrës, duke marrë përgjegjësi dhe duke kërkuar guxim më të madh nga bashkëlojtarët.

Rezultati ishte i tmerrshëm, por mund të shmangnim golat. Foden shënoi i pari sepse nuk ishim të guximshëm në duele, i dyti erdhi nga një rivënie anësore ku nuk ishim të kujdesshëm, i treti nga një kundërsulm i lehtë. Duhet të shënojmë më shumë dhe të mos pranojmë kaq thjeshtë,” tha Bruno.

Mesfushori theksoi se United krijoi raste, por pa efikasitet, ndërsa City përfitoi në maksimum:

Ne donim atë që morën ata, tre pikët. Ata ishin më të zgjuar, më klinikë. City është skuadra më e mirë dhe duhet t’u japim merita, por ne duhet të jemi më agresivë në presing dhe më të guximshëm në fushë.”

Errët
Ndritshëm