Errët
Ndritshëm

David për Zhegrovën: Ka këmbën e majtë të jashtëzakonshme

10.09.2025
Jonathan David Et Edon Zhegrova Lille

Juventusi nuk fitoi vetëm një lojtar teknikisht të jashtëzakonshëm, por edhe një simbol të një vendi të vogël me zemër të madhe futbolli. Edon Zhegrova, ylli nga Kosova, është një nga afrimet më të bujshme të merkatos verore të bardhezinjve, duke sjellë frymë krenarie për vendin që po rrit gjithnjë e më shumë emrat e tij në futbollin botëror.

Pas bashkëpunimit të suksesshëm te Lille, Zhegrova dhe Jonathan David janë ribashkuar në Torino. Sulmuesi kanadez, që iu bashkua më herët Juventusit si lojtar i lirë, e vlerësoi lart kosovarin:

Kam ndarë disa sezone me të. Edoni është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai ka një këmbë të majtë të jashtëzakonshme dhe një driblim të shkëlqyer: ai është një blerje e madhe”, tha David.

Përtej fushës, dy lojtarët ndajnë një marrëdhënie të ngushtë që, sipas Davidit, ka qenë gjithmonë çelësi i suksesit të tyre.

Te Lille kishim harmoni brenda dhe jashtë fushës. Kjo lidhje do të jetë një avantazh i madh edhe te Juventus”, theksoi ai.

Me Zhegrovën, Kosova hyn fuqishëm në skenën e madhe të Serie A. Kreativiteti i tij pritet të ushqejë sulmin bardhezi, duke e bërë jo vetëm një pasuri për Juventusin, por edhe një ambasador të futbollit kosovar në një nga klubet më të mëdha të botës.

Errët
Ndritshëm