Izraeli ka kryer një sulm në Doha, njoftoi një burim izraelit për CNN, pas një shpërthimi të dëgjuar në kryeqytetin e Katarit.
Burimi nuk tregoi se kush ishte objektivi, por sipas burimit udhëheqësit e Hamasit kanë përdorur kryeqytetin e Katarit si bazë jashtë Gazës për vite me radhë.
Pak pas shpërthimit, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) lëshuan një deklaratë se kishin synuar “udhëheqësinë e lartë” të Hamasit me “një sulm të saktë” në një operacion të përbashkët me agjencinë e sigurisë Shin Bet.
Në anën tjetë një burim i Hamasit i tha Al Jazeera se sulmi ndodhi ndërsa një ekip negociator po diskutonte një propozim për armëpushim në Gaza, të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara.
Qatar dënon këtë sulm “të poshtër” të Izraelit dhe e konsideron atë një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.
Sipas burimeve mjekësore, të paktën 35 persona, përfshirë shtatë kërkues ndihme, kanë humbur jetën të mërkurën nga forcat izraelite në të gjithë Rripin e Gazës, raporton Al Jazeera.
Izraeli ka vrarë në Gaza të paktën 64,605 palestinezë dhe ka lënë të plagosur 163,319 që nga tetori i vitit 2023. Mijëra të tjerë besohet të jenë nën rrënoja.