Errët
Ndritshëm

Futbollistët kosovarë që u rritën në Zvicër dhe zgjodhën fanellën e Kosovës

05.09.2025
21200719 V2 13 Kosovo1 Sui Kos 1 1 18nov2023 2

Zvicra dhe Kosova përballen sonte në orën 20:45 në nismën e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, një ndeshje që ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe komunitetit kosovar në Zvicër.

Gazeta zvicerane “Blick” ka shkruar për futbollistët kosovarë që kanë të kaluar në sistemin e futbollit zviceran. Rreth 200 mijë kosovarë jetojnë në Zvicër, dhe disa prej tyre, si Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, kanë arritur famë ndërkombëtare dhe kanë dhënë kontribut të madh për përfaqësuesen zvicerane.

Por Kosova gjithashtu ka lojtarë me rrënjë zvicerane që kanë zgjedhur të luajnë për vendin e tyre të lindjes. Leon Avdullahu, i lindur dhe i rritur në Zvicër, ka kaluar të gjitha grupmoshat e reprezentacionit zviceran, por tani ka vendosur të përfaqësojë Kosovën.

Si selektor i Kosovës jam shumë i lumtur që gjithnjë e më shumë lojtarë po zgjedhin Kosovën. Kjo tregon se diçka ka ndryshuar dhe është zhvilluar këtu në vitet e fundit,” ka deklaruar Franco Foda, trajneri i përfaqësueses së Kosovës.

Dy portierët e Kosovës, Arijanet Muriqi dhe Amir Shaipi, po ashtu janë të lindur në Zvicër, ku Shaipi ka luajtur për të rinjtë e përfaqësueses zvicerane.

Fidan Aliti, i lindur në Zvicër dhe ish-lojtar i Zurichut, gjithashtu është pjesë e ekipit, ndërsa tre lojtarë të tjerë me lidhje zvicerane. Bledian Krasniqi, Donat Rrudhani dhe Kreshnik Hajrizi  janë të grumbulluar vetëm në listën rezervë.

Një mungesë e rëndësishme për Kosovën është Florent Hadërgjonaj, i rritur në Zvicër, i cili nuk do të jetë i gatshëm për shkak të një lëndimi.

Sonte, kjo ndeshje shndërrohet jo vetëm në një përballje sportive, por edhe në një tregues të lidhjeve të forta historike dhe kulturore mes dy vendeve.

Errët
Ndritshëm