Errët
Ndritshëm

UEFA ndryshon orarin e finales së Champions League, ndeshja nis më herët

28.08.2025
Image 002eecae 3631 46fe 8eb1 9ccbe74474cc 85 2560 1440

UEFA ka vendosur të ndryshojë orarin e finales së Champions League, duke e zhvendosur atë nga ora tradicionale 21:00 CET në 18:00 CET, duke filluar nga sezoni 2026/27.

Ky vendim është marrë pas konsultimeve të gjera dhe vjen si pjesë e përpjekjeve për ta bërë ngjarjen më të qasshme për një audiencë më të gjerë globale. Sipas UEFA-s, ndeshja e luajtur më herët do të mundësojë që finalja më prestigjioze e futbollit evropian të ndiqet më lehtë nga tifozët në rajone të ndryshme të botës, përfshirë Azinë dhe tregjet ndërkombëtare ku futbolli po fiton popullaritet gjithnjë e më të madh.

Ky ndryshim do të aplikohet që nga finalja e vitit 2026, e cila do të zhvillohet në Budapest

Ky ndryshim shënon një risi të madhe në historinë e garës, pasi për dekada të tëra finalet e Champions League janë zhvilluar në mbrëmje, në orën 21:00 CET, e konsideruar si prime-time në Evropë.

Errët
Ndritshëm