Errët
Ndritshëm

Policia e Kosovës gjen 797 mijë cigare të kontrabanduara në një kombi të braktisur

26.08.2025

797 mijë cigare u gjetën nga Poilicia e Kosovës në një kombi të braktisur.

Ekipet patrulluese të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë në Veri, me datën 25.08.2025 në fshatin Cerajë-KK Leposaviq, kanë hasur në një automjet të braktisur kombi VW Transporter, ngjyrë e bardhë, me targa RKS, i mbushur me cigare të llojeve të ndryshme, pa banderola, që dyshohet të jenë të kontrabanduara nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.

Vlera e përgjithshme e mallit vlerësohet të jetë në total prej 797 000 copë cigare, me vlerë të përafërt prej 80 mijë euro.

Me autorizim të prokurorit të Shtetit, automjeti dhe cigaret e kontrabanduara janë dërguar në terminalin doganor për trajtim të mëtejshëm nga njësitë përkatëse të PK-së dhe nga Dogana e Kosovës.

Errët
Ndritshëm