Në një nga hapësirat e korridorit të një reparti të Klinikës së Pediatrisë në QKUK, në mesnatë ka shpërthyer një gyp i kanalizimit.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës përmes një njoftimi më 25.08.2025 ka thënë se situata është vënë nën kontroll.
“Nuk ka pasur depërtim të ujërave në dhomat ku po trajtohen fëmijët”- theksohet në njoftim.SHSKUK ka bërë të ditur se “korridoret janë pastruar dhe pritet të kryhet procesi i dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit (DDD), me qëllim që të garantohet higjiena dhe siguria e ambientit spitalor”.